Site icon PORTALB

Komisioni i Sëmundjeve Infektive propozon test negativ PCR për udhëtarët që vijnë nga Kosova

Kufi, pike kufitare

Komisioni i Sëmundjeve Infektive në mbledhjen e sotme të mëngjesit ka miratuar vendim që udhëtarët që vijnë nga Kosova, qoftë edhe për transit, duhet të disponojnë me test (PCR) negativ për KOVID-19, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, udhëtarët-transit në pikën kufitare duhet që të tregojnë test negativ jo më të vjetër se 72 orë.

Ky propozim do të dorëzohet në Qeveri, e cila duhet të vendos për të njëjtën nëse do të hyjë në fuqi.

Exit mobile version