Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur dy pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë regjistruar 155 raste të reja pozitive, transmeton Koha.net.
Rastet pozitive kanë dal nga 932 mostra të kryera.
Me rastet e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 7.654, ndërsa i të vdekurve në 232. Raste aktive janë 3.551.
Deri më tash, sipas MSH-së, janë kryer 51.860 teste për COVID-19.