Site icon PORTALB

Janë zbuluar 80 emigrantë në një kamion në rrugën Negotinë-Gradsko

Refugjat, emigrantë, sirianë

Emigrantë

Në një kamion “Mercedes 91” dje në rrugën rajonale Negotinë-Gradsko, afër motelit të vjetër Gradsko, nëpunësit policorë kanë zbuluar 80 emigrantë – 79 nga Pakistani dhe një nga Eritrea, transmeton MIA.

“Më 15 gusht të vitit 2020 në orën 09.30 në rrugën rajonale Negotinë-Gradsko, afër motelit të vjetër Gradsko, nëpunësit policor kanë ndaluar një kamion “Mercdes 911″ me targa të Shkupit. Menjëherë pas ndaljes, shoferi ka ikur, por së shpejti është gjetur dhe arrestuar. Bëhet fjalë për A.F (20) nga fshati Vizbeg të Shkupit. Gjatë kontrollit të kamionit në të janë gjetur 80 persona emigrantë (79 nga Pakistani dhe një nga Eritrea)”, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Exit mobile version