Site icon PORTALB

Turqi: Rritje më e madhe ditore të të infektuarve që nga qershori

Virusi korona, infektim, spital, maska, shendetesi, Spitali 8 shtatori

Spitali "8 Shtatori" - Shkup

Numri i të infektuarve të rinj me koronavirus në Turqi është rritur për 1.256 gjatë ditës së djeshme, bëri të ditur ministri turk i Shëndetësisë Fahretin Koça në profilin e tij në Tuiter, transmeton MIA.

Ky është një numër rekord të të infektuarve që nga qershori.

Numri i përgjithshëm i personave të rinj të infektuar me Kovid-19 në këtë vend është 278.117.

Në Turqi kanë vdekur 21 persona në 24 orët e fundit, kështu që bilanci i vdekshmërisë arrin 5.955.

Turqia i hoqi masat e pjesshme kufizuese më 1 qershor dhe planifikon t’i hapë shkollat muajin e ardhshëm.

 

Exit mobile version