Site icon PORTALB

Rruga rajonale nga Ohri në drejtim të Strugës nesër do të mbyllet për qarkullim – do të xhirohet film

Foto ilustrim

Aksi i vjetër rrugor nga Ohri në drejtim të Strugës (P1208) gjatë ditës së nesërme në periudhën prej orës 6 e deri në orën 15 do të jetë e mbyllur për qarkullim, transmeton MIA.

Arsyeja për mbylljen është se do të xhirohen skena për filmin në produksion të “DNF Films”.

Filmi është në regji të Eleonora Veninovës dhe mbështetet nga ana e Agjencisë për Film të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këto ditë xhirimi po zhvillohet në lokacione në Ohër dhe në rrethinën e tij.

Exit mobile version