Site icon PORTALB

Angellovska–Bezhoska: Sistemi bankar është dhe mbetet stabil dhe i sigurt, Eurostandard banka është rast i izoluar

Anita Angellovska – Bezhovska, guvernatore e BPRM-së

Anita Angellovska – Bezhovska, guvernatore e BPRM-së

Sistemi bankar është dhe mbetet stabil dhe i sigurt, porositën nga Banka Popullore. Në deklaratë për MIA-n, guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, sërish e thekson këtë porosi.

“Marrja e lejes për themelim dhe funksionim të “Eurostandard bankës” SHA Shkup është rast i izoluar, i cili nuk ka ndikim mbi bankat tjera në sistem. Treguesit për sistemin bankar, me përjashtim të kësaj banke shënojnë përmirësim, duke treguar rezistencë më të madhe të sistemit në tërësi”, deklaroi Angellovska-Bezhoska.

Sipas saj, rezistenca e sistemit bankar konfirmohet, siç thotë, edhe në këtë periudhë, në të cilën ekonomia është nën ndikim të krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e Kovid-19.

“Mesatarja e gjendjeve te bankat me fundin e gjysmëvjetorit të parë të këtij viti tregon se ata edhe krahas pasigurisë së rritur në ekonominë vendore dhe globale, realizuan rezultate solide”, thekson guvernatorja për MIA-n.

Siç kumtuan para disa ditëve nga Banka Popullore, kapitali i bankave plotësisht u përforcua në gjashtë muajt e parë të këtij viti, si rezultat i mbajtjes së pjesës më të madhe nga fitimet për rritje të kapitalit të tyre. Rezultatin e tillë bankat e arritën duke e ndjekur rekomandimin që Banka Popullore ua dërgoi në fillim të kovid -krizës.

“Likuiditeti me të cilin bankat disponojnë u mbajt në nivel të lartë, edhe krahas
asaj që ato përkohësisht i anuluan pagesat e një pjese të rëndësishme të
kredive, ndërsa me atë duke i zvogëluar rrjedhat e zakonshme të parave.
Bankat e lehtësuan ngarkesën financiare të qytetarëve dhe kompanive, por
njëkohësisht vazhduan me mbështetje solide kredituese”, thotë Angellovska-
Bezhoska për MIA-n.

Edhe të dhënat më të reja për rritjen kredituese të cilat i publikoi Banka Popullore, konfirmojnë se mbështetja e pandërprerë kredituese për ekonominë vazhdoi edhe gjatë korona-krizës.

“Ky nuk ishte rast në periudhën e krizës globale paraprake, kur në fund të vitit 2008 dhe veçanërisht gjatë vitit 2009 erdhi deri te ngadalësimi i dukshëm i  rritjes kredituese në ekonominë e Maqedonisë. Shëndetësia e bilanceve të sistemit bankar, së bashku me shumë masa të ndërmarra deri tani nga ana e Bankës Popullore kontribuojnë edhe për lehtësim të kushteve financiare edhe për mbajtje të mëtutjeshme të ciklit kreditues dhe atë në nivel i cili është mbi pritjet në pajtim me projeksionet tona”, thotë guvernatorja.

Sipas statistikës së bankës qendrore, depozitat e qytetarëve dhe kompanive u rritën dukshëm mbi pritjet e Bankës Popullore me projeksionet e prillit. Lëvizjet e tilla, sipas Angellovska-Bezhoskës janë vetëm vërtetim plotësues për stabilitetin dhe gatishmërinë të përgjigjen në nevojat e sektorit real , por edhe në besimin që deponuesit e kanë në sistemin bankar.

Para disa ditësh, pas marjes së lejes për punë të “Eurostandard bankës” edhe nga Asociacioni bankar i Maqedonisë njoftuan se të gjitha bankat tjera dhe  kursimoret janë stabile dhe të sigurta.

Megjithatë, prej atje potencuan se depozitat në të gjitha bankat dhe kursimoret janë të sigurta, ndërsa bankat dhe kursimoret do të vazhdojnë me zgjerimin e ofertës së prodhimeve depozituese, duke i ndjekur trendet bashkëkohore dhe nevojat e klientëve

Exit mobile version