Në mes të verës dhe epidemisë, qindra shtëpi të Shkupit pa ujë të pijshëm
14 kilometra është larg kryeqytetit, por mbi 100 shtëpi të fshatit Kuçkovë në kulmin e epidemisë furnizohen me ujë nga e vetmja çezmë e fshatit, transmeton TV21. Të revoltuar nga kjo situatë, banorët u grumbulluan në mesin e fshatit për të alarmuar për gjendjen ku gjenden për momentin. Që kur është paraqitur virusi Kovid-19 në muajin shkurt, nuk ka fare ujë.
“Është a pamundur të mbahet higjiena. Këtu pjesa dërmuese janë të moshuar. Të gjithë janë në grupin e rrezikut. Ja karroca për ujë. Tërë ditën dërgojmë, sjellim. Gjithçka që do të kapni, duhet të lahet. Tash lajmë në duar, vijmë këtu te çezma edhe i lajmë rrobat. Ja këto janë hallet tona. Duke mbajtur kova edhe këtu (beli) ka filluar të na dhembë”, tha Jovan Dimishkovski banor i Kuçkovës.
Situata rëndohet më shumë, sepse edhe uji nga çezma ku mbush i gjithë fshati përmban esheria koli, baktere kjo që sulmon organet e tretjes te njeriu.
Ndërkaq kryetarit të Bashkësisë Lokale nga Komuna e Gjorçe Petrovit i kanë premtuar se ujësjellësi do të sigurohet kur do të fillojë ndërtimi i Qendrës Klinike. Por banorët thonë se kjo është e pavërtetë, ndërsa nga komuna thonë se banorët do të jenë në këtë gjendje deri në fund të vitit.