Site icon PORTALB

Kukësi gëzon Shqipërinë, Turnova humbë nga Hajduku

Kukësi vazhdon garat në xhiron e tretë

Kukësi vazhdon garat në xhiron e tretë

Horizont Turnova nuk ka arritur asgjë të bëjë më shumë në duelin me ekipin me shumë famë, Hajdukun nga Spliti, pasi që në Shkup ka luajtur vetëm baraz 1:1, rezultat që nuk ka mjaftuar për të kaluar në xhiron e tretë. Ndeshja e parë në Split kishte përfunduar 2:1 për Hajdukun, që ka mjaftuar kjo skuadër me famë në ish-Jugosllavi, të vazhdojë garat në Europa Leagu.

Mirëpo punët kanë shkuar mirë për skuadrën debutuese shqiptare në kupat evropiane Kukësi, e cila ka ruajtur portën e paprekur në Sarajevë, aq sa ka mjaftuar për të siguruar kualifikimin.

Skuadra shqiptare është kualifikuar edhe me fat, pasi që në pjesën e parë të ndeshjes, Tadejeviq ka qëlluar shtyllën, ndërsa në minutën 66 boshnjakët edhe kanë humbur penalltinë.

Skuadra debutuese shqiptare është kualifikuar tutje në saje të fitores në ndeshjen e parë, të luajtur në Tiranë, me rezultatin 3:2.

Kundërshtari i ardhshëm i Kukësit është skuadra e Ukrainës, Metalurg Donjeck. Ndeshjet e para të xhiros së tretë luhet më 1 gusht, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë.

Exit mobile version