Prej të hënën në datën 17 deri më 31 gusht të vitit 2020, në vendkalimin kufitar “Evzoni” vetëm në periudhën prej orës 6 deri në 22 sipas kohës së Maqedonisë, hyrje në Greqi do të mund të realizojnë vetëm shtetasit grek, shtetasit e vendeve të treta të cilët kanë qëndrim të rregullt në Greqi, EULEX – personeli diplomatik dhe anëtarët e familjeve të tyre, persona të cilët udhëtojnë për arsye mjekësore dhe të biznesit, ndërsa të cilët paraprakisht janë lajmëruar dhe kanë marrë leje për udhëtim nga Ambasada e Republikës së Greqisë në vendet e huaja, si dhe shoferët e automjeteve transportuese.
Këtë sot e kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme pas informata nga ana e shërbimit kufitar grek nga vendkalimi kufitar “Evzoni” për protokollin e ri për hyrje në Greqi në vendkalimin e njëjtë, transmeton MIA.
“Të gjithë këto persona, që të realizojnë hyrje në Greqi në vendkalimin “Evzoni” duhet të kenë me vete PCR test negativ për Kovid-19 nga ndonjë laboratori e certifikuar në gjuhën angleze, jo më të vjetër se 72 orë”, citohet në kumtesën e MPB-së dhe informojnë se mbetet obligimi për paraqitje paraprake elektronike dhe marrje të PLF dokumentit (Passenger Locator Form).