Site icon PORTALB

Dy persona ndërruan jetë me KOVID 19 në RMV, 141 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë informon së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 1.848 teste janë regjistruar 148 raste të reja me virusin korona, 175 të tjerë janë shëruar, ndërkaq kanë ndërruar jetë dy pacientë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 12.357, të shëruarve në 8.662, të vdekurve në 532, ndërkaq për momentin në vend ka 3.163 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Ka ndërruar jetë një pacient 88-vjeçar nga Shkupi në kushte spitalore dhe një paciente 80-vjeçare nga Kërçova në kushte jashtëspitalore”, thonë nga Ministria.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit e fundit janë bërë 1.848 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë 120.950 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version