Site icon PORTALB

Të rinjtë do të diskutojnë për politika më të mira rinore

Foto nga Portalb.mk / Arbnora Memeti

Me rastin e ditës internacionale të të rinjve, Forumi Arsimor Rinor sot organizon diskutim njëorësh të quajtur “Mendo dëshirë për politikë cilësore rinore”.

“Krahas asaj që është Ditë Internacionale e të Rinjve, këtë vit më 12 gusht shumë qartë do të mund të shihet shiu i meteorit në Perseide, prandaj vendosëm që ta shfrytëzojmë metaforën – mendimin e dëshirave për politika më të mira rinore dhe përfshirje më aktive të të rinjve në këto çështje, veçanërisht në periudhën për formimin e qeverisë së re, shtëpisë ligjvënëse dhe ministrive kompetente dikasteriale”, informojnë nga FAR, transmeton MIA.

Diskutimi, sipas organizatorëve, do të përfshijë tema të rëndësishme për të rinjtë, duke filluar nga arsimi cilësor, punësimi dhe migrimi, arsimi seksual, e deri te shëndeti mental dhe pjesëmarrja rinore. Ideja, thonë nga FAR, është që të përgatitet listë e rekomandimeve të cilat do të dorëzohen deri te institucionet kompetente nga Qeveria e re dhe Kuvendi si shtëpi ligjvënëse e re e konstituuar.

Ngjarja do të përfshijë pesë folës, nga FAR, HERA, asambleja studentore, Go Grin dhe Këshilli Kombëtar Rinor.

Exit mobile version