Site icon PORTALB

Meta: Shqiptarët s`do ta harrojnë kurrë solidaritetin vëllazëror të Italisë

Ilir Meta

Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në takim ekipin e mjekëve dhe infermierëve të ardhur nga Italia për të trajnuar strukturat shqiptare shëndetësore me qëllim arritjen e rezultateve më efektive në luftën me pandeminë e rrezikshme Covid-19.

Meta ka thënë se në takim me mjekët italianë ka theksuar se shkëmbimi i eksperiencave dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh kundër kësaj sfide të përbashkët, është mese i domosdoshëm, transmeton RTK.

“Falënderim dhe mirënjohje të thellë për ndihmën tepër të vlefshme dhe bujare të ofruar në këto momente të vështira. Shqiptarët nuk do t’i harrojnë kurrë sakrificat dhe këtë solidaritet vëllazëror të Italisë, që e forcon edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë!”, ka thënë Meta.

Exit mobile version