Twitteri po interesohet për blerjen e operacioneve në SHBA të TikTok-ut

Twitteri ka kontaktuar kompaninë kineze ByteDance, ku ka shprehur interesimin për të blreë operacionet në SHBA të aplikacionit të njohur TikTok, shkruan BBC, transmeton gazeta Koha.

Aplikacioni TikTok ka qenë në qendër të një debati të ashpër mes SHBA-së dhe Kinës. Javën e kaluar presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar firmat që të ndalojnë bashkëpunimin me TikTokun brenda 45 ditëve për shkaqe sigurie.

Gjiganti i teknologjisë Microsoft është favorit për të blerë aplikacionet e TikTokut në SHBA, por Twitter është duke u interesuar po ashtu.

Por mbetet të shihet nëse Twitter mund të blejë aplikacionin dhe nëse mund ta realizojë blerjen brenda 45 ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button