KF Shkëndija do të hap garat evropiane përball ekipit Sumgayit City nga Azerbajxhani në kuadër të xhiros së parë kualifikues për Europa League, transmeton Portalb.mk.
Në xhiron e parë kualifikuese për Europa League do të garojë edhe KF Shkupi. Ndeshjen e parë KF Shkupi do ta zhvillojë më 27 gusht kundër ekipit Neftçi nga Azerbajxhani,
Ekipi i tretë shqiptar nga Maqedonia e Veriut që do të marrë pjesë në garat evropiane është edhe KF Renova. Ky ekip në ndeshjen e parë do të luajë kundër ekipit armen Yerevan më 27 gusht.
Ndryshe, ekipi i Sileksit, si përfaqësuese e vendit në Ligën e Kampionëve do të përballet kundër Qarabagit të Azerbajxhanit, ekipi i Tiranës do të përballet me ekipin e Dinamo Tbilisit.
KF Vardar përkundër se është kampion i Ligës së parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut për sezonin 2019/2020, ajo nuk do të mundet të shfrytëzojë të drejtën e përfaqësimit të vendit në UEFA Ligën e Kampionëve, për shkak se i mungon licenca për ndeshje në UEFA. Prandaj Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut kishte raportuar se vendi në garat evropiane do të përfaqësohet nga: KF Sileks, KF Shkëndija, KF Renova dhe KF Shkupi.