Site icon PORTALB

Bjellorusi: Fitore bindëse e Lukashenkos, opozita në protestë

Aleksandar Lukashenko

Sipas informacioneve të para nga pothuajse të gjitha vendvotimet. Aleksandar Lukashenko ka fituar 81,35 për qind të votave për mandat të ri të gjashtë si president i Bjellorusisë, njoftoi mbrëmë kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Lidija Jermoshina.

Në vendin e dytë është Svetllana Tihanovska, për të cilën kanë votuar tetë për qind e votuesve, ndërsa kandidati “kundër të gjithëve”, ka fituar katër për qind.

Edhe sondazhet kanë treguar se Lukashenko bindshëm do të fitojë me 79.7 për qind të votave.

Megjithatë, bashkëpunëtorët e Tihanovskës pohojnë se sipas rezultateve nga numërimi alternativ të votave, ajo ka fituar më shumë se 80 për qind, transmeton MIA.

Të pakënaqur nga rezultatet e votimit, mbështetësit e opozitës dolën në rrugët e disa qyteteve për të protestuar.

Demonstruesit në qendër të Minskit hodhën gurë ndaj policisë, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës kundër tyre.

Exit mobile version