Site icon PORTALB

Të hënën spërkatje kundër mushkonjave në Shkup

Spërkatje kundër mushkonjave

Spërkatje kundër mushkonjave, Ilustrim

Të hënën më 10 gusht në orët e hershme të mëngjesit do të zhvillohet spërkatje me aeroplan kundër mushkonjave në territorin e Qytetit të Shkupit.

Me këtë, siç informojnë prej atje, do të zbatohet faza e katërt e dezinsektimit me aeroplan kundër larvave të mushkonjave.

Nëse kushtet kohore nuk lejojnë spërkatje, dezinsektimi do të kryhet në terminin e njëjtë ditën që vjen, kur kushtet kohore do të jenë më të volitshme.

Qyteti i Shkupit apelon që bletarët me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje nga bletët.

Exit mobile version