Vlera neto e pasurisë së drejtorit të përgjithshëm të Fesjbukut, Mark Zakerberg tejkaloi 100 miliardë dollarë për herë të parë, pasi aksionet e rrjetit social u rritën gjatë pandemisë së koronavirusit të ri.
Zakerberg me një pasuri kaq të madhe iu bashkua pronarit të Amazonit, Xhef Bezos dhe bashkëthemeluesit të Majkrosoft, Bill Gejts, vlera neto e të cilit tashmë ka kaluar 100 miliardë dollarë.
Të tre janë njerëzit e vetëm në botë, pasuria e të cilëve vlen së paku 100 miliardë dollarë.
Informacioni për rritjen e pasurisë së Zakerbergut u publikua pasi Fesjbuku e lansoi “Instagram Rills”, opsion që shumica e shohin si konkurrencë e Tik Tok-ut.