RMV, Antikorrupsioni do të kërkojë që të miratohet ligj për prejardhjen e pronës

Jo gjithmonë ai që do të fitojë pronë, do ta regjistrojë në emrin e tij. Do të kërkojmë nga deputetët e rinj që të miratohet ligj për prejardhjen e pronës, deklaroi kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska në një intervistë për Slloboden Peçat, njofton Portalb.mk.

“Nga përvoja e deritanishme të cilën e kemi pasur në Komisionin e Antikorripsionit shohim se jo gjithmonë pronën e fituar, e vendosin në emër të tyre. Ai është problemi më i madh që deri më tani mund ta theksojmë. Do të thotë se kryhet disperzim i pronës në familjarë tjerë, madje edhe te personat që nuk janë të afërt me familjen, pra te miqtë. Për atë ne si Komision jemi të pajtimit dhe njëzëri do të kërkojmë nga përbërja e re parlamentare të mbledhë forca ose vullnet politik dhe të miratojë ligj për prejardhjen e pronës për të gjithë qytetarët. Madje atëherë do të kemi fotografi të thellë për atë se ku është prona dhe kush disponon me pronën. Ajo mund të bëhet dhe do të jetë hap i madh për të gjithë, për shtetin tonë”, theksoi Ivanovska.

Ajo sqaron se në listat anketuese deputetët duhet ta vendosin gjendjen e plotë pronësore me të cilën dispoznojnë, por gjithashtu t’i plotësojnë listat për konflikt të interesave.

“Me ligj të ri për parandalimin e korrupsionit dhe konflikt të interesave, ne kemi qenë të obliguar të bëjmë formular të ri. Sipas përmbajtjes, formularin e kemi rregulluar, e kemi bërë, por, zgjidhja elektronike ende nuk është gati. Projekti që është përkrahur nga USAID është tërhequr dhe disi vetë deri në fund do ta shtyjmë këtë zgjidhje për listat anketuese. Mendoj se shumë shpejtë, tanimë javën e ardhshme do ta publikojmë tenderin për përgatitje të softuerit elektronik që të ndjekim se çfarë a ndodhur në ndryshimin e gjendjes pronësore të personave të zgjedhur. Pjesë e këtij softueri do të jetë edhe regjistri i personave zyrtar dhe për atë i japim prioritet në punën tonë. Presim që deri në fund të vitit të përgatitet ky softuer dhe të vendoset në test përdorim”, shtoi ajo.

Ivanovska thekson se edhe këtë herë listat anketuese të deputetëve dhe funksionarëve të zgjedhur do t’i plotësojnë sipas përmbajtjes së vjetër për të cilën është konstatuar se ka lëshime dhe dobësi.

“Do të duhet patjetër që t’i dorëzojnë personalisht në institucionin tonë ose t’i dërgojmë me postë. Softueri deri më tani duhej që të jetë funksional, por kanë ndodhur shumë punë të cilat na kanë pamundësuar”, thotë Ivanovska.

Kryetarja e Antikorrupsionit shton se të gjithë deputetët dhe funksionarët e zgjedhor të cilëve u mbaron mandati, gjithashtu janë të obliguar që të plotësojnë dhe të dorëzojnë lista anketuese deri te Komisioni.

“Të dhënat do të vendosen në listat anketuese, shërbimet tona i vendosin në bazën tonë të të dhënave. Atje, në atë regjistër mbeten 10 vjet. Ne nuk kemi obligim, as mundësi ligjore që listat anketuese t’i mbajmë publikisht në ueb-faqen tonë. Por, për ato të dhëna kemi obligim që t’i ruajmë 10 vjet. Çdo gazetar ose raportues i cili interesohet për gjendjen pronësore të deputetit ose cilitdo funksionar të cilit mandati i ka mbaruar, mundet nëpërmjet rrugës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik mundet t’i marrë ato të dhëna”, shtoi Ivanovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button