Po punohet për shkollën në Reçicë të Vogël, objekti duhet të jetë gati në maj 2021

Nëse punimet për shkollën në Reçicë të Vogël, vazhdojnë me të njëjtin rritëm, ky objekt duhet të jetë gati në maj të vitit 2021. Portalb.mk ishte në vend të ngjarjes dhe vërejti mjete ndërtuese dhe konfirmoi se po punohet. Redaksia jonë do të ndjekë me vigjilencë punimet dhe do të raportojë nëse ka ngecje eventuale.

Disa ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut filluan punimet për ndërtimin e shkollës fillore në Reçicë të Vogël të premtuar 8 vite radhazi. Sipas Komunës së Tetovës dhe banorëve të fshatit, puna nuk ka pasur ngecje.

Nga Komuna e Tetovës për Portalb thanë se punimet kanë filluar dhe vijojnë sipas planit.

“Punimet në ndërtimin e shkollës fillore në Reçicë të Vogël kanë filluar dhe vijojnë sipas dinamikës së planifikuar”- deklaruan nga Komuna e Tetovës.

Punime në ndërtimin e shkollës fillore "Naim Frashëri"
Punime në ndërtimin e shkollës fillore “Naim Frashëri”

Nga ana tjetër edhe banorët e fshatit që jetojnë përreth e thanë të njëjtën gjë.

“Punohet çdo ditë në ndërtimin e kësaj shkolle, përjashtuar dy ditët e fundit që ka pasur reshje shiu” – theksoi për Portalb, njëri nga banorët e fshatit Reçicë të Vogël.

Punime në ndërtimin e shkollës fillore "Naim Frashëri"
Punime në ndërtimin e shkollës fillore “Naim Frashëri”

Ndryshe, premtimet për ndërtimin e kësaj shkolle kanë qenë pjesë e programit të vitit 2013 të kandidates të atëhershme për kryetare të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Por, punimet filluan disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button