Site icon PORTALB

Klubi italian AS Roma është shitur për 700 milionë dollarë

Klubi italian i futbollit Roma është shitur për konzorciumin e biznesit amerikan Friedkin Group për 591 milionë euro (rreth 700 milionë dollarë), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të mërkurën, Roma tha se klubi u dakordua me Grupin Friedkin për shitjen e klubit, duke thënë se “Transaksioni vlerësohet në rreth 591 milionë euro”.

“Jam i kënaqur të konfirmoj se kemi arritur marrëveshje me grupin Friedkin për shitjen e AS Roma”, tha presidenti i klubit italian, Jim Pallotta.

Pallotta shtoi se palët nënshkruan kontratat dhe do të punojnë për të përfunduar procesin ligjor në ditët e ardhshme.

“Të gjithë ne në grupin Friedkin jemi shumë të lumtur që kemi ndërmarrë hapat për t’u bërë pjesë e këtij qyteti dhe klubi ikonik. Ne mezi presim që të mbyllim blerjen sa më shpejt dhe të zhytemi në familjen AS Roma”, the drejtori ekzekutiv i Grupit Friedkin, Dan Friedkin.

Grupi Friedkin është një konsorcium biznesi privat dhe investimesh me seli në Houston, Texas dhe është “një nga shpërndarësit më të mëdhenj në botë të Toyota-s”.

Grupi po ashtu investon edhe në resorte luksoze.

Sipas revistës së famshme të biznesit Forbes, biznesmeni amerikan Dan Friedkin, 55 vjeçar, ka pasuri prej 4.1 miliardë dollarësh.

Exit mobile version