Site icon PORTALB

Pritet që në vjeshtë, 20% e qytetarëve të RMV-së të vaksinohen kundër gripit sezonal

Vaksinim, foto ilustrim nga Portalb.mk

Foto ilustrim nga Portalb.mk

Rrëshqitja drejt valës së re të pandemisë ka bërë që sistemi shëndetësor të ndezë alarmin në parandalimin nga më e keqja. Nga Qendra e Shëndetit Publik në Shkup thonë se aktualisht vaksina për gripin e ri sezonal është në fazë përgatitore dhe deri në vjeshtë synojnë të sigurojnë të njëjtën, njofton Alsat M.

Sipas rekomandimeve të OBSH-së, për të evituar komplikimet shëndetësore nga kombinimi eventual i CoVid-19 dhe influencës virusale sivjet në vjeshtë pritet që të vaksinohet 20% e popullsisë në vendin tonë. Vitin e kaluar janë vaksinuar vetëm 5% e popullsisë, përkatësisht janë dhënë rreth 45 mijë vaksina kundër gripit sezonal.

Exit mobile version