Site icon PORTALB

Është rritur në 100 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Bejrut

Eksplodimi në Bejrut, foto: Twitter

Kryqi i Kuq i Libanit njoftoi se numri i të vdekurve nga shpërthimi i djeshëm në kryeqytetin e Libanit, Bejrut është rritur në 100, ndërsa i të plagosurve në 4.000, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Libanit, George Kettaneh, në një deklaratë për televizionin LBC të Libanit, tha se nga shpërthimi në Portin e Bejrutit kanë humbur jetën 100 persona, ndërsa janë plagosur 4.000 të tjerë.

Ai tha se ende gjenden persona nën rrënoja, duke shtuar se kapaciteti i spitaleve në Bejrut është mbushur.

Kryeministri Hassan Diab për shkak të shpërthimit ditën e mërkurë e shpalli “ditë zie kombëtare”.

Exit mobile version