Site icon PORTALB

Covid – 19 në RMV, 5 viktima dhe 75 raste të reja në 24 orët e fundit

Korona virus, Photo: Pexels

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 5 viktima të reja si pasojë e infektimit me korona virus, 75 raste të reja dhe 136 pacientë të shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 11,202, numri i pacientëve të vdekur është rritur në 505, numri i pacientëve të  shëruar në 7,108 ndërsa, momentalisht ka 3,589 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 5 persona, një pacient nga Shkupi (52), dy pacientë nga Kumanova (55 dhe 82), një pacient nga Gostivari (62) dhe një pacient nga Ohri (64). Katër pacientë kanë ndërruar jetë në spital, ndërsa një jashtë spitalit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

  Personat e infektuar në 24 orët e fundit

Personat e shëruar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë realizuar 830 testime, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut, janë realizuar 106,877 testime për Covid – 19.

 

Exit mobile version