Site icon PORTALB

Covid – 19 në RMV, 3 viktima dhe 74 raste të reja në 24 orët e fundit

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 3 viktima të reja si pasojë e infektimit me korona virus, 74 raste të reja dhe 90 pacientë të shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 11,128, numri i pacientëve të vdekur është rritur në 500, numri i pacientëve të  shëruar në 6,972 ndërsa, momentalisht ka 3,656 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë tre persona, një pacient nga Manastiri (73), një pacient nga Demir Hisari (73) dhe një pacient nga Shkupi (44). Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e ministrisë

Personat e infektuar në 24 orët e fundit

Personat e shëruar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë realizuar 689 testime, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut, janë realizuar 106,047 testime për Covid – 19.

Exit mobile version