Site icon PORTALB

RMV, 4 persona me KOVID-19 ndërruan jetë, 166 raste të reja

Virusi korona, infektim, spital, maska, shendetesi, Spitali 8 shtatori

Spitali "8 Shtatori" - Shkup

Në 24 orët e fundit katër persona kanë ndërruar me virusin korona, 166 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 185 janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 11.054, numri i pacientëve të shëruar është 6,882, numri i viktimave është 497 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3.675.  

Kanë vdekur katër pacientë me KOVID-19, një nga Shkupi (77), një nga Kërçova (72), një nga Shtipi (58) dhe një nga Manastiri (70). Të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore.

Personat e shëruar në 24 orët e fundit

Personat e infektuar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Testet e bëra 1.419 janë përmes: ISHP-1058, QSHP Shkup-23, Avicena-134, Biotek-72, ASHAM -83,  Sistina me metodën PCR -114, Klinika Infektive -6, GAK-12. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 105.357 testime të Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën Infektive në 24 orët e fundit janë pranuar 6 pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 90 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 47 pacientë, nuk ka pacientë në makinë respiratore.

Në spitalin e Kozles janë hospitalizuar 10 pacientë të rritur pozitiv të Kovid-19 dhe tre fëmijë pozitiv në virus, si dhe pesë pacientë suspekt në virus.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 7 pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 96 pacientë. Në makinë respiratore janë pesë pacientë.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 28, ndërsa në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 37 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 116 pacientë – pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19.

Raste aktive sipas komunave në Shkup sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë zëvendësim në distribuimin nëpër komuna në Shkup):

Exit mobile version