Dymbëdhjetë cicëruese nga Maqedonia janë protagoniste të një aksioni humanitar për të ngritur vetëdijen shoqërore në luftën kundër kancerit të gjirit.
Twitteristet më me ndikim në Maqedoni, i dolën në krah shoqatës Borka e cila është vënë në vijën e parë të frontit ndaj luftës kundër kancerit në gji, dhe sëbashku me dy fotografë profesionistë dhe një dizejnator krijuan një kalendar me fotografi senzuale.
Kalendari u promovua më datë 23.12.2012 dhe si i tillë mund të përdoret nga shoqata e sipërcekur për aktivitetet e saja. Nëse ndonjëra nga fotot ju pëlqen, mund ta bleni, dhe me këtë të bëheni pjesëmarrës në këtë aksion humanitar.