Koreja e Veriut njoftoi se ka lansuar me sukses një raketë, që sipas zyrtarëve të këtij shteti, mbante një satelit meteorologjik.
Ky veprim u dënua nga shtetet e OKB-së dhe shumë të tjera të cilat kanë deklaruar se ky projekt është maskim i testimit të raketave shkatërruese me rreze të gjatë veprimi.
Sidoqoftë, në internet është kthyer në hit mënyra se si spikerja e televizionit shtetëror në Korenë e Veriut, e jep lajmin për këtë lansim. Ajo është e “ekzaltuar”. Mbanë qëndrim çuditshëm, ndërsa me tone të forta dhe emocionet tregon në mënyrë “triumfale” se sateliti “meteorologjik” është lëshuar me sukses në orbitën e Tokës./Portalb