Site icon PORTALB

Pas vërshimeve në qytetin e Tuzllës në BeH – është shpallur gjendje e fatkeqësisë natyrore (video)

Vërshime në Tuzëll, Foto Twitter

Shtabi i krizës i qytetit të Tuzllës për Mbrojtje civile mbrëmë në mbledhje të jashtëzakonshme shpalli gjendje të fatkeqësisë natyrore, e cila e kaploi këtë qytet në BeH.

Informatat e para tregojnë se dëmi në këtë qytet është jashtëzakonisht i madh, ndërsa të gjitha ekipet në dispozicion ndodhen në terren, transmeton portali Kliks.

Në qytetin e Tuzllës ranë 70 litra shi në metër katrorë për 40 minuta, që shkaktoi vërshime të mëdha dhe dëme materiale në tërë qytetin, njofton MIA.

Ekipe të shërbimit zjarrfikës po nxjerrin ujë nga ndërtesat në qytet, ndërsa po pastrohen kanalizimet.

Mbrëmë, pas një ore në rajonin e Tuzllës ndodhi kolaps i plotë, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, të shoqëruara me erë të fuqishme dhe bubullima. Për disa minuta u vërshuan rrugët e qytetit, automjetet lëviznin rëndë, ndërsa era thyente drunj.

Gjithashtu, janë vërshuar dhjetëra ndërtesa banesore dhe afariste, ndërsa disa vendbanime janë pa ujë dhe rrymë.

Exit mobile version