Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për përdorimin e tepërt të forcës kundër protestuesve në SHBA

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për përdorim jo proporcional të forcës kundër protestave antiraciste në qytetet e SHBA-së dhe arrestimeve eventuale vullnetare, transmeton MIA.

“Protestat paqësore duhet të lejohen … Protestuesit dhe gazetarët që mbulojnë protestat nuk duhet t’i nënshtrohen arrestimit arbitrar ose përdorimit jo proporcional të forcës”, deklaroi zëdhënësja e KB-s për të drejtat e njeriut, Elizabet Trosel.

Departamenti i Drejtësisë së SHBA-s, ka nisur hetim për veprimin e diskutueshëm të policisë federale në Portland, ku agjentët federalë me uniformë dhe me pajisje ushtarake po arrestojnë protestuesit.

“Autoritetet duhet të garantojnë identifikimin e qartë të forcave federale dhe lokale të sigurisë, dhe se ata do të përdorin forcën vetëm në rast nevoje, në përputhje me normat ndërkombëtare”, theksoi Trosel.

Protestat në SHBA, filluan më shumë se 50 ditë më parë pas vrasjes së afroamerikanit Xhorxh Fllojd. Presidenti amerikan Donald Tramp ka urdhëruar vendosjen e agjentëve federalë në disa qytete, përfshirë edhe Çikagon.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button