Site icon PORTALB

RMV, thirrje publike për dorëzim të fletëparaqitjeve për mirënjohjen “të rinj të suksesshëm” për vitin 2019

Vila presidenciale në Vodno

Kabineti i Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, njofton se është hapur thirrja për dorëzimin e fletëparaqitjeve për mirënjohjen “të rinj të suksesshëm” për vitin 2019. Mirënjohjen e jep presidenti si nxitje të mendimit shkencor-kërkimor dhe punës artistike të të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Mirënjohja jepet për rezultate të arritura gjatë vitit 2019, në tetë (8) kategori:

  1. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat shoqërore;
  2. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat humaniste;
  3. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat matematikore-natyrore dhe teknike;
  4. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat mjekësore;
  5. Inovuesi/inovuesja i ri/e re më i/e mirë;
  6. Talent i ri (për nxënësit dhe për nxënëset e shkollave të mesme);
  7. Mirënjohje për suksesin e veçantë të arritur dhe për afirmimin e inkluzionit (për të rinj me aftësi të kufizuara);
  8. Artisti/artistja i ri/e re më i/e mirë.

Thirrja publike i përfshin të gjithë personat të cilët deri në vitin 2019 kanë mbushur 35 vjet, kurse të cilët kanë arritur rezultate të rëndësishme në një kategori të caktuar, përveç kategorisë së gjashtë (talent i ri) për të cilën mund të paraqiten vetëm nxënës dhe nxënëse nga shkollat e mesme.

Kandidatët/kandidatet e paraqitur duhet të dorëzojnë dëshmi për përmbushjen e kushteve të mëposhtme (për kategorinë përkatëse):

Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët/qytetaret e Republikës së Maqedonisë së Veriut që i plotësojnë kushtet e dhëna. Materialet e dhëna më sipër së bashku me biografinë dhe certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të dorëzohen në një ekzemplar të shtypur dhe një ekzemplar elektronik (USB ose link Wetransfer) në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, maksimum deri më 18.09.2020. Për informacione të detajuara, shkruani në këtë adresë elektronike: s.bukla@president.mk dhe telefononi në 070 409 181. Duke i njohur parakushtet social-ekonomike të individëve si një faktor i rëndësishëm për qasjen dhe mundësitë për arsim dhe përparim profesional, me këtë thirrje i nxitim, sidomos, të gjithë të rinjtë të cilët u përkasin kategorive të lëndueshme që të dorëzojnë aplikime për mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm”.

Exit mobile version