Site icon PORTALB

“Telma” reagoi ndaj ASHMAA-së e cila dorëzoi ankesë ndaj vendimit se televizioni nuk e ka shkelur heshtjen zgjedhore

Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA)

Televizioni “Telma” ka reaguar ndaj asaj që ASHMAA është ankuar përpara Gjykatës së Apelit për aktgjykimin lirues nga Gjykata Themelore Shkupi 1, i cili konstatoi se “Telma” nuk e ka shkelur heshtjen zgjedhore me deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, e cila u transmetua më 13 korrik. Gjykata ka konstatuar se është në interes publik dhe veçmas në funksion të informimit të opinionit për gjendjen dhe përballjen me pandeminë me KOVID-19, dhe nuk është shkelur neni 76 i Kodit Penal, njofton Observatori Mediatik, transmeton Portalb.mk.

“Fakt është se televizioni “Telma” ka transmetuar lajm në të cilën ka pasur deklaratë nga ministri Filipçe për përgatitjen e valës së dytë nga virusi korona më 13 korrik. Ditën e ardhshme televizioni ka marrë padi kundërvajtëse nga ASHMAA pas së cilës redaktori i programit informativ, Snezhana Lupevska Sozen është lajmëruar në ASHMAA që të kontrollojë se për çfarë është paraqitja. Pas kësaj ka pasur shkresë nga televizioni deri te Këshilli i ASHMAA-së në të cilën qartë është theksuar se “Telma” është shërbyer për nevojat e opinionit që të informohet me gjendjen reale me krizën rreth KOVID-10. Është e pasaktë edhe vlerësimi se deklarata e Filipçes është lëshuar për shkak të trysnisë politike. “Telma” e ka lëshuar vetëm për interesin publik, ndërkaq këtë qëndrim e ka marrë edhe Gjykata Themelore Shkupi 1, me aktgjykim lirues”, thuhet në qëndrimin e “Telma-s”.

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale ka reaguar ndaj qëndrimit të “Telma-s
dhe e ka sqaruar ankesën të cilën e ka dorëzuar te Gjykata e Apelit.

“Është jokontestuese e drejta e opinionit që të informohet për gjendjen me virusin korona dhe aktivitet e autoriteteve shëndetësore, megjithatë, duke mos e shkelur heshtjen zgjedhore. Sipas Kodit Zgjedhor, gjatë kohës së heshtjes zgjedhore nuk guxohet që të transmetohen deklarata nga bartësit e funksioneve në organet e pushtetit dhe informatën në vend nga ministri, i cili njëkohësisht aktivisht mori pjesë në fushatën e koalicionit “Mundemi” në takime me qytetarët dhe video-spotet reklamuese, kanë mundur ta transmetojnë në një mënyrë tjetër përkatëse i cili do të ishte në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor, ashtu siç e kanë bërë radiodifuzerët tjerë”, thonë prej atje.

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatik e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 me të cilën u konstatua se televizioni “Telma” nuk e ka shkelur heshtjen zgjedhore, në bazë të padisë kundërvajtëse nga Agjencia për Shërbime mediatike Audio dhe Audiovizuale.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Exit mobile version