Site icon PORTALB

Një profesor nga Kërçova ndau dëftesa në vend që të jetë në izolim

Civil: Blihen vota në Kërçovë

Kërçova

Sektori i Punëve të Brendshme të Ohrit sot informoi se Stacioni i Kërçovës ka dorëzuar padi penale kundër 46-vjeçarit D.P., nga fshati kërçovar Osllomej, përndryshe profesor në shkollën e mesme, njofton Portalb.mk.

Personi në fjalë dyshohet se ka kryer vepër penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”.

“Ai në cilësinë e profesorit dhe kujdestarit të klasës në shkollën fillore në Kërçovë, nxënësve u ka ndarë dëftesa edhe pse e ka ditur se ka nënshkruar deklaratë për vetëizolim të obliguar”, thonë nga SPB Ohër.

Exit mobile version