Monumenti i periudhës Osmane në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, fitoi dy çmime në “Prix d’Excellence 2020”, raporton Anadolu Agency (AA).
Tyrbeja e Gül Baba-s në Budapest u rinovua plotësisht përmes bashkëpunimit të qeverive turke dhe hungareze në vitin 2018.
Ajo fitoi çmimin e artë në kategorinë e Infrastrukturës Publike dhe atë të argjendtë në kategorinë e Trashëgimisë, pasi Federata Ndërkombëtare e Pasurive të Patundshme (FIABCI) vlerësoi projektet më prestigjioze nga e gjithë bota.
Tyrbeja është ndërtuar nga autoritetet Osmane në Hungari midis viteve 1543 dhe 1548 në emrin e Gül Baba-s, një poet dervish osman bektashian dhe shoqërues i Sulltan Sulejmanit I.
Po ashtu tyrbeja është bërë një nga atraksionet më të rëndësishme turistike në Budapest.
Fakti që Tyrbeja e Gül Baba-s u vlerësua e denjë për dy çmime në të njëjtin konkurs nxjerr në pah rëndësinë ndërkombëtare të restaurimit të monumentit.
“Jemi shumë krenarë dhe të nderuar që varri i Gül Baba-s ka fituar dy çmime në të njëjtën kohë në një platformë kaq të rëndësishme ndërkombëtare”, tha presidenti i Fondacionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Tyrbes së Gül Baba-s, Adnan Polat.
Ai tha se krenaria dhe nderi janë rezultatet e suksesit të përbashkët të qeverive hungareze dhe turke, të cilat rivendosën së bashku strukturën historike dhe ndajnë shumë çështje të përbashkëta në të kaluarën e tyre, vlerat dhe vizionin për të ardhmen.
– Gül Baba
Gül Baba ndërroi jetë më 2 shtator të vitit 1541 gjatë fushatës Budin të Sulejmanit të Madhërishëm. Sipas të dhënave historike, Sulltan Sulejman personalisht mori pjesë në faljen e xhenazës së tij.
Tyrbeja e Gül Baba-s u ndërtua nga Yahya Pashazade Mehmet Pasha, i cili ishte Budin Bejlerbeu i tretë nga 1543-1548.
”Garda Shpirtërore e Budinit’‘ simbolizon miqësinë turko-hungareze dhe ndodhet në rrethin e njohur si Rose Hill (Rozsadomb) në Budapest.