Site icon PORTALB

RMV, në 24 orët e fundit 10 persona ndërruan jetë nga KOVID-19, 137 raste të reja

Virusi korona, infektim, spital, maska, shendetesi, Spitali 8 shtatori

Spitali "8 Shtatori" - Shkup

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në RMV 10 persona kanë ndërruar jetë nga virusi korona, 137 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 131 janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 9.547, të vdekurve 442, të shëruarve 5.071, ndërkaq për momentin në vend kemi 4.034 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“5 pacientë të vdekur ka nga Shkupi, dy nga Kumanovë, nga një nga Tetova, Gostivari dhe Radovishi. Në Klinikën Infektive të Shkupit ka ndërruar jetë një pacient 66-vjeçar. Në Spitalin “8-Shtatori” kanë ndërruar jetë pesë pacientë të moshës 79, 76, 82, 61 dhe 72-vjeçare. Në Institutin e Sëmundjeve të Mushkërive të Bardha në Kozle ka ndërruar jetë një 81-vjeçar. Në Spitalin e Kumanovës ka ndërruar jetë një pacient në moshën 80-vjeçare. Në Spitalin e Gostivarit ka ndërruar jetë një pacient në moshën 63-vjeçare, në Filipi i Dytë ka ndërruar jetë një pacient në moshën 67-vjeçare”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit

Personat e shëruar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.437 testime, ndërkaq prej fillimit të pandemisë janë bërë gjithsej 89.703 testime për KOVID-19.

Exit mobile version