Bullgari, qeveria e Borisov-it i shpëtoi votëbesimit

Qeveria bullgare në udhëheqjen e kryeministrit, Boyko Borisov, nuk arriti të marrë votëbesim në parlament, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në votimin e kryer në parlament, 124 deputetë votuan kundër qeverisë, ndërsa 102 pro qeverisë dhe 11 abstenuan.

Gjatë dy javëve të fundit vendi është skenë e protestave anti-qeveritare.

Kryeministri Borisov, në deklaratën e tij tha se do të mendojë ndryshimin e kabinetit, duke theksuar se nuk do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ndërkohë, protestuesit e mbledhur para parlamentit duke hapur pankarta me mbishkrime “Dorëheqje” dhe “Burg”, paralajmëruan vazhdimin e protestave.

Protestat në kryeqytetin Sofje filluan pasi u arrestuan dy këshilltarë të presidentit Rumen Radev, më pas u përhapën edhe në qytetet tjera. Radev kishte kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ndërkaq Borisov kishte kërkuar dorëheqjen e ministrave të Financave, Ekonomisë dhe Punëve të Brendshme për të kontrolluar situatën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button