Site icon PORTALB

RMV, në 24 orët e fundit nuk ka pacientë të vdekur nga KOVID-19, 163 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske, ndihma e shpejte, urgjenca

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Pas disa ditëve, në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut nuk është shënuar asnjë viktimë nga KOVID-19. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 163 raste të reja me virusin korona, ndërkaq 69 të tjerë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 9.412, të shëruarve në 4.940, të vdekurve mbetet 432, ndërkaq për momentin në vend janë 4.040, njofton Portalb.mk.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit

Personat e shëruar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë bërë 1636 testime për KOVID-19, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 88.179 testime.

Exit mobile version