Site icon PORTALB

Tërmet i fuqishëm e ka goditur Islandën

Tërmet- Ilustrim

Një tërmet me intensitet prej pesë ballëve e ka tronditur Islandën jugperëndimore, kumtoi Institutit shtetëror sizmologjik.

Tash për tash nuk ka raporte për viktima ose dëme në tërmetin që e goditi mbrëmë Gadishullin Rejkjanes, transmeton MIA.

Sot u regjistruan disa tërmete të njëpasnjëshme, nga të cilët më të fortët ishin tërmetet me intensitet prej 4.6 dhe 4.3 ballë. Nuk ka indikacione se mund të ndodhë një shpërthim vullkanik, kumtoi Instituti sizmologjik.

Exit mobile version