Site icon PORTALB

Kardinali Britanik tërhiqet, pranon se ka pasur gabime seksuale

Kardinali Keith O’Brien

Kardinali Keith O’Brien

Kardinali i cili ka shërbyer deri më tani si udhëheqësi më i lartë i Kishës Katolike Romane në Britani, ka pranuar se ka bërë gabime seksuale dhe ka premtuar se nuk do të jetë më pjesë e jetës publike të kishës, transmeton rel.

Kardinali Keith O’Brien dha dorëheqje më 25 shkurt nga pozita e kardinalit të St. Andrews dhe Edinburgh-ut, pasi që një gazetë kishte publikuar akuzat e një prifti ndaj O’Brien për sjellje të pahijshme. O’Brein fillimisht kishte kundërshtuar këto pretendime, duke thënë se ai po e bënë këtë dorëheqje vetëm për disa arsye tjera.

Por të dielën, Kisha Katolike e Skocisë, ka lëshuar një komunikatë ku citohet O’Brein të ketë thënë se ka kohë që “sjellja ime seksuale ka rënë nën standardet e pritshme për mua si prift, Kryepeshkop dhe Kardinal”. /REL

Exit mobile version