Site icon PORTALB

Janë sanksionuar shtatë motoristë gjatë një aksioni të policisë kundër “garuesve të egër” në rrugët e Shkupit

Foto nga https://motorbiketireshop.com/

Në një aksion kontrolli të realizuar mbrëmë më 18/19 korrik në periudhën prej orës 19:00 deri në orën 1:00 për zbulimin e vozitësve të motorëve të cilët organizojnë “gara të egra” në rajonin e Shkupit, policia sanksionoi shtatë shoferë të motorëve te të cilët janë konstatuar një varg shkeljesh, transmeton MIA.

Siç bëri të ditur MPB-ja, aksioni është realizuar nga Sektori për Punë Trafiku pranë Byrosë për Siguri Publike në Koordinim me Departamentin për Siguri në Komunikacion Rrugor pranë Sektorit për Punë të Brendshme Shkup në kuadër të masave kundër “garuesve të egër” në rrugët e Shkupit.

Exit mobile version