Të paktën 27 të dyshuar janë arrestuar në kuadër të operacioneve të njëkohshme të zhvilluara në 15 rrethe të Stambollit kundër organizatës terroriste DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria e Antiterrorit e Policisë së Stambollit ka zhvilluar një operacion për kapjen e të dyshuarve për të cilët thuhet se veprojnë në emër të organizatës terroriste DEASH dhe ishin në kërkim të aktit terrorist pasi është fyer profeti Muhammed në rrjetet sociale.
Si rezultat i hetimit janë arrestuar 27 persona në operacionet e njëkohshme në 15 rrethe të Stambollit.
Në adresat ku janë bërë kërkimet janë konfiskuar dokumente organizative dhe materiale dixhitale.
Vazhdojnë proceset e të dyshuarve në polici.