Site icon PORTALB

Arrestohen Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të dyshuarit për vrasjen e pesfishtë

Vrasja e pesëfishtë ndodhi më 12 prill në afërsi të liqenit të Hekuranës në Shkup

Vrasja e pesëfishtë ndodhi më 12 prill në afërsi të liqenit të Hekuranës në Shkup

Ministria e punëve të brendshme në Maqedoni konfirmoi informatën se policia e Kosovës ka arrestuar  edhe dy të dyshuarit për rastin e vrasjes së pesëfishtë te liqeni i Smillkovës.

Bëhet fjalë për të arratisurit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq. 

“Personat e arrestuar kanë qenë të ngjashëm me përshkrimin e dhënë dhe para policisë janë prezantuar si Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq. Ministria e punëve të brendshme e Maqedonisë dhe ajo e Kosovës tani më janë në kontakt të drejtëpërdrejtë. Duke e pasur parasysh faktin se personat në fjalë nuk posedojnë dokumente për konfirmim të identitetit, do të zhvillohen të gjitha analizat e duhura për të konfirmuar identitetin e tyre” shkruhet në komunikatën e MPB-së e cila thotë se nesër do të dalin në konferencë me më shumë detaje për rastin.

Vrasja e pesëfishtë ndodhi më 12 prill në afërsi të liqenit të Hekuranës në Shkup. Policia arrestoi dhjetra shqiptarë të dyshuar, ndërsa tani udhëhiqet procesi gjyqësor për pesë nga to /Portalb

Exit mobile version