Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot, natyre, gjelberim, mal, pyje

Foto: Suad Bajrami

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, në pjesët perëndimore me erë të përforcuar perëndimore. Në disa vende do të ketë paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, ndërsa do të ketë edhe kushte për paraqitje të izoluar të motit të keq, informojnë nga DPHM.

Pasdite moti gradualisht do të stabilizohet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 20, ndërsa ajo maksimale prej 24 deri 31 gradë, ndërsa indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, gjatë ditës me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie deri 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 28 gradë.

DPHM informon se në fillim të javës së ardhshme moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura e ditës do të rritet dukshëm.

Exit mobile version