Site icon PORTALB

Covid – 19 në RMV, Ministria e Shëndetësisë publikoi statistikat për 24 orët e fundit

Virusi korona, ambulanca, infektim

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 241 raste të reja me virusin korona, 3 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 51 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 9.026, të shëruarve në 4.727, të vdekurve në 414, ndërkaq momentalisht në vend kemi 3.885 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Në Klinikën për sëmundje infektive kanë ndërruar jetë tre pacientë të moshës 59, 61 dhe 62 vjeçare. Në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë katër pacientë, dy të moshës 67 vjeçare dhe dy të moshës 76 vjeçare. Ndërsa në SK Tetovë ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66 vjeçare.

Në 24 orët e fundit janë bërë 1700  teste për virusin korona, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 84.915 testime.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Exit mobile version