Site icon PORTALB

U arrestua një shtetas i Kosovës në Aeroportin e Ohrit

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, karantinë, karantina

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut sot raportoi se dje në ora 10:30 në Aeroportin e Ohrit është arrestuar një person 57 vjeçar nga Kosova, transmeton Portalb.mk.

“Më 17 korrik në ora 10:30 në pikën kufitare-Aeroporti “Shën Apostol Pavle” në Ohër, gjatë një kontrolli të personit 57 vjeçar F.K. nga Kosova, me pasaportë suedez, u konfirmua se është në listën e masës “Arrestim” dhe është objekt i kërkimit ndërkombëtar nga Interpoli”, raportojnë nga MPB-ja.

Policia sqaroi se personi është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin policor në Ohër për ndjekjen e procedura në vazhdim.

Exit mobile version