Site icon PORTALB

RMV, Në 24 orët e fundit policia dënoi 283 qytetarë për mosmbajtjen e maskës

korona virus, market, maska, KOVID-19, City Mall, Qendra tregtare

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut raportoi se në 24 orët e fundit ka dënuar 283 qytetarë për mosmbajtjen e maskave, transmeton Portalb.mk.

MPB-ja apeloi deri te qytetarët të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim parandalimin e Kovid-19.

Përndryshe, dënimi për mosmbajtjen e maskave, si në hapësira të hapura dhe të mbyllura, për qytetarët është 20 euro.

Exit mobile version