Site icon PORTALB

MSH: Në muajin gusht reparti montues-modular do të jetë gati

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se ka filluar vendosjen e kontejnerëve ku do të kryhen shërbime të Klinikës për pulmologji dhe alergologji, transmeton Portalb.mk.

“Gjithë montimi duhet të kryhet deri më 30 korrik, ndërsa kah mesi i gushtit edhe objekti do të jetë gati”, premtojnë nga MSH-ja.

Ministria sqaroi se sot ka filluar vendosjen e kontejnerëve për repartin poliklinikë montues-mudular të Klinikës për pulmologji dhe alergologji. Objekti do të ndërtohet ndërmjet Institutit për patofiziologji dhe Institutit për TBC.

Në këtë repart, sipas MSH-së, do të vendosen katër ambulanca dhe kabinete për spirometri, dhe shumë kabinete për shërbime të ndryshme, duke përfshirë edhe hapësira për qëndrim të pacientëve.

Exit mobile version