Site icon PORTALB

Covid – 19 në RMV, Ministria e Shëndetësisë publikoi statistikat për 24 orët e fundit

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 164 raste të reja me virusin korona, 5 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 74 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 8.786, të shëruarve në 4.676, të vdekurve në 406, ndërkaq momentalisht në vend kemi 3.704 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 5 persona, 3 pacientë nga Shkupi, një nga Tetova dhe një pacient nga Resnja. Në SPQ “8 shtatori” kanë ndërruar jetë dy pacientë të moshës 35 dhe 65 vjeçare. Në Spitalin e Manastirit ka ndërruar jetë një pacient nga Resnja në moshën 70 vjeçare. Në Spitalin e Tetovës ka ndërruar jetë një pacient 51 vjeçar. Ka ndërruar jetë edhe një pacient jashtë spitalit”, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.

 Personat e infektuar në 24 orët e fundit

Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë bërë 1612 teste për virusin korona, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 83.216.

Exit mobile version