Site icon PORTALB

Covid – 19 në RMV, Ministria e Shëndetësisë publikoi statistikat për 24 orët e fundit

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske, ndihma e shpejte, urgjenca

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 94 raste të reja me virusin korona, 8 persona kanë ndërrur jetë, ndërkaq 42 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 8.623, të shëruarve në 4.603, të vdekurve në 401, ndërkaq momentalisht në vend kemi 3.619raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në Klinikën për Sëmuundje Infektive kanë ndërruar jetë tre pacientë të moshës 63, 63 dhe 60 vjeçare, në SPQ “8 shtatori” ka ndërruar jetë një pacientë i moshës 68 vjeçare. Në SP në Prilep ka ndërruar jetë një pacient 60 vjeçar, në SP Strugë ka ndërruar jetë një paciente 72 vjeçare, në Gostivar ka ndërruar jetë një paciente 73 vjeçare, në Entin e Nefrologjisë në Strugë ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeçar”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit

Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë bërë 830 teste për virusin korona, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 81.604.

Exit mobile version