Site icon PORTALB

RMV, zyrtarisht këto janë mandatet e partive të fituara nga votat në zgjedhjet e 15 korrikut (Infografik)

Foto nga infografiku

Nga gjitha vendvotimet e numëruara, gjithsej 3.480, fitues në këto zgjedhje del të jetë koalicioni “Mundemi” udhëhequr nga LSDM, edhe atë me 46 deputet. Menjëherë pas kësaj pason VMRO-DPMNE me 44 deputet, ndërkaq te partitë shqiptare gjithashtu dallimi është i ngushtë, shkruan Portalb.mk.

Këto janë rezultatet përfundimtare jozyrtare, thonë nga KSHZ sepse pritet të mbarojë procesi i ankesave dhe të shihet nëse do të ndryshojnë diçka, më pas do të publikohen rezultatet përfundimtare zyrtare.

Përkthyer në mandate, rezultati është si vijon:

Këto janë partitë e vetme të cilat fituan ulëse në kuvend, ndërkaq nëntë partitë tjera për shkak se numrin e votave e kishin shumë të vogël, nuk arritën të marrin asnjë mandat deputeti.

Ndërkaq numri i votave për këto parti politike, është si vijon:

Ndryshe, nga gjithsej 927.640 qytetarë që kanë votuar, numri i fletëve të vlefshme është 869.533, edhe atë ka pasur gjithsej 31.107 fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme parlamentare, gjithmonë duke bërë përllogaritë sipas 3.421 nga 3.480 vendvotimeve të përpunuara.

“Dita e zgjedhjeve kaloi në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike, pa parregullsi të mëdha”, vlerësuan mbrëmë kompetentët pas mbylljes së vendvotimeve.

Ndryshe, këto zgjedhje zgjatën 3 ditë për shkak të pandemisë me virusin korona, ku ditën e parë votuan personat e prekur nga Covid 19 dhe ata në izolim, ditën e dytë personat në shtëpitë ndëshkuese-korrektuese dhe dje dita finale e votimit.

Portalb.mk ka qenë live në çdo minutë për të ju sjellur të rejat e fundit që kishin të bëjnë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Exit mobile version