Site icon PORTALB

RMV, këto janë rezultatet prej 100 përqind të votave të numëruara

16.07.2020

18.14- Sipas rezultateve të fundit të KSHZ-së, janë numëruar 3480 vendvotime nga 3480 gjithsej, pra nga 100% vendvotime të numëruara, KSHZ-ja raportoi për këtë rezultat: Koalicioni “Mundemi” 35.9%; VMRO-DPMNE 34.59%; BDI=11.47%; ASH&A= 8.91%; Levica=4.12%; PDSH = 1.52%

100% e votave

LEXO: RMV, jozyrtarisht këto janë mandatet e partive të fituara nga votat në zgjedhjet e 15 korrikut (Infografik)

LEXO: LIVE në çdo minutë: në Maqedoninë e Veriut u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020

03.10- Sipas rezultateve të fundit të KSHZ-së, janë numëruar 3459 vendvotime nga 3480 gjithsej, pra nga 99.39% vendvotime të numëruara, KSHZ-ja raportoi për këtë rezultat: Koalicioni “Mundemi” 36%; VMRO-DPMNE 34.71%; BDI=11.48%; ASH&A= 8.65%; Levica=4.13%; PDSH = 1.53%

Sipas numrit të mandateve, KSHZ ka llogaritur që Koalicioni “Mundemi” do të marrë 46 deputet, VMRO-DPMNE do të marrë 44 deputet, BDI 15 deputet, ASH&A 12 deputet, E majta 2 deputet dhe PDSH 1 deputet.

Në Njësinë numër 1 (99% e vendvotimeve të numëruara): Koalicioni “Mundemi” 8 deputet, VMRO-DPMNE 7 deputet, BDI 2 deputet, ASH&A 2 deputet, E majta 1 deputet. Këtu kemi  vendvotime të panumëruara në Aerodrom.

Në Njësinë numër 2 (99,22% e vendvotimeve të numëruara): Koalicioni “Mundemi” 7 deputet, VMRO-DPMNE 7 deputet, BDI 3 deputet, ASH&A 3 deputet. Këtu kemi vendvotime të panumëruara në Kumanovë.

Në Njësinë numër 3 (96,18% e vendvotimeve të numëruara): Koalicioni “Mundemi” 9 deputet, VMRO-DPMNE 10 deputet, E majta 1 deputet.

Në Njësinë numër 4 (98,22 e vendvotimeve të numëruara): Koalicioni “Mundemi” 10 deputet, VMRO-DPMNE 10 deputet.

Në Njësinë numër 5 (98,47% e vendvotimeve të numëruara): Koalicioni “Mundemi” 8 deputet, VMRO-DPMNE 8 deputet, BDI 3 deputet, ASH&A 1 deputet. Në këtë njësi kemi vendvotim të panumëruar në Resen dhe në Manastir.

Në Njësinë numër 6 (89,66% e vendvotimeve të numëruara): Koalicioni “Mundemi” 4 deputet, VMRO-DPMNE 2 deputet, BDI 7 deputet, ASH&A 6 deputet, PDSH 1 deputet. Gjithë vendvotimet tjera që nuk janë numëruar në këtë njësi janë në Gostivar.

02.29 – Nga përpunimi i rezultateve të 97.75 % të votave, koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja prin me 35.86 përqind, VMRO-DPMNE me 34.54 përqind, BDI me 11.68 përqind, dhe koalicioni ASH- Alternativa me 8.81 përqind. Partia e Majta ka 4,09 përqind, PDSH 1.57 përqind dhe Integra 1.33 përqind.

1.40 – Nga 90 përqind e votave të numëruara: LSDM 272.881 vota, VMRO-DPMNE 262.168, BDI 86.816, ASH- AA 66.193 vota

Sipas të dhënave jozyrtare të publikuara nga KSHZ nga votat e numëruara prej 3.130 nga gjithsej 3.480 vendvotime, Koalicioni i udhëhequr nga LSDM “Mundemi” prin me gjithsej 272.881 apo 36.15 përqind të votave para koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 262.168 ose 34.73 përqind.

Për BDI-në kanë votuar 86.816 ose 11.5 përqind, për Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativa 66.193 ose 8.77 përqind, për “Të majtën” 29.851 ose 3.95 përqind, PDSH 11.021 ose 1.46 përqind, për Integra 10.082 ose 1.34 përqind, ndërsa partitë e tjera dhe koalicionet në zgjedhje kanë nën 0.4 përqind.

01.30 – Pres konferencë e KSHZ-së (DREJTPËRDREJT)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

01.14 – KSHZ: LSDM 36,27, VMRO-DPMNE 34,89, BDI 11,37, ASH-AA 8,67 përqind

Nga votat e numëruara prej 3.023 nga gjithsej 3.480 vendvotime, apo rreth 87 përqind të fletëvotimeve, Koalicioni i udhëhequr nga LSDM “Mundemi” prin me gjithsej 36.27 përqind të votave para koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 34.89 përqind.

Nga të dhënat e publikuara jozyrtare nga KSHZ, për BDI-në kanë votuar 11.37 përqind, për Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativa 8.67 përqind, për “Të majtën” 3.93 përqind, PDSH 1.42 përqind, për Integra 1.34 përqind, ndërsa partitë e tjera dhe koalicionet në zgjedhje kanë nën 0.4 përqind.

00.40 – KSHZ: LSDM 36,48, VMRO-DPMNE 35,47, BDI 10,73, ASH dhe AA 8,41 përqind

Nga votat e numëruara prej 2.800 nga gjithsej 3.480 vendvotime, apo rreth 80 për qind të fletëvotimeve, Koalicioni i udhëhequr nga LSDM “Mundemi” prin me gjithsej 36.48 për qind të votave para koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 35.47 përqind.

Të dhënat e publikuara nga KSHZ në selinë e tyre, duke e pasur parasysh se ueb faqja më shumë se një orë nuk ishte funksionale, tregojnë se për BDI-në kanë votuar 10.73 për qind, për Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativa 8.41 për qind, për “Të majtën” 4 për qind, PDSH 1.41 për qind, për Integra 1.36 për qind, ndërsa partitë e tjera dhe koalicionet në zgjedhje kanë nën 0.4 për qind.

Sipas numrit të votuesve, nga të dhënat e përpunuara deri më tani, për LSDM-në kanë votuar rreth 232.000 votues, për VMRO-DPMNE-në 226.000, për BDI-në 67.000, për ALeancën 53.000, për Të Majtën 25.500, për PDSH-në 9.000 dhe për Integrën 8.500.

00.15: KSHZ: LSDM 36.9, VMRO-DPMNE 35.9, BDI 10.18, ASH-AA 7.96 për qind

Nga votat e numëruara prej 2.491 nga gjithsej 3.480 vendvotime, apo rreth 72 për qind të fletëvotimeve, koalicioni i udhëhequr nga LSDM “Mundemi” prin me gjithsej 36.9 për qind të votave para koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 35.9 për qind.

Të dhënat e publikuara nga KSHZ në selinë e tyre, duke e pasur parasysh se ueb faqja më shumë se një orë nuk ishte funksionale, tregon se për BDI-në kanë votuar 10.18 për qind, për Aleancën për Shqiptarët dhe Aternativa 7.96 për qind, për “Të majtën” 4.14 për qind, Integra 1.39 për qind, PDSH 1.3 për qind, ndërsa partitë e tjera dhe koalicionet në zgjedhje kanë nën 0.4 për qind.

23. 45- Nga votat e numëruara prej 2.491 nga gjithsej 3.480 vendvotime, apo rreth 72 për qind të fletëvotimeve, koalicioni i udhëhequr nga LSDM “Mundemi” prin me gjithsej 36.9 për qind të votave para koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 35.9 për qind.

Të dhënat e publikuara nga KSHZ në selinë e tyre, duke e pasur parasysh se ueb faqja më shumë se një orë nuk ishte funksionale, tregon se për BDI-në kanë votuar 10.18 për qind, për Aleancën për Shqiptarët dhe Aternativa 7.96 për qind, për “Të majtën” 4.14 për qind, Integra 1.39 për qind, PDSH 1.3 për qind, ndërsa partitë e tjera dhe koalicionet në zgjedhje kanë nën 0.4 për qind.

Exit mobile version